Evis Sala është prezantuar sot zyrtarisht si ministre e Shëndetësisë, nga Kryeministri Edi Rama, në një ceremoni të zhvilluar në ambientet e QSUT. Kreu i qeverisë, në fjalën e tij, tha se në këtë mandat të katërt, sfida është që sistemi shëndetësore në Shqipëri të transformohet në përmbajtje.

Në mandatin e parë mbyllëm gropa të thella, në dy mandatet e tjera bëmë investime të qenësishme. Në mandatin e tretë rritëm pagat e mjekëve dhe infermierëve. Në mandatin e katërt duam të shkojmë më tej dhe të hyjmë më thellë në përmbajtjen e transformimit sa i përket asaj që duhet që shëndetësia t’u ofrojë qytetarëve përtej infrastrukturës së transformuar dhe asaj që i detyrohemi mjekëve dhe infermierëve”.

Ndërkohë, Kryeministri e vuri theksin edhe tek Inteligjenca Artificiale, që sipas tij, duhet të futet nëpër spitale. Gjithashtu, Rama bëri të ditur se në Fier do të hapet një Universitet Mjekësor pranë Spitalit Memorial.

“Janë dy shtylla të rëndësishme ku do mbështetemi, krijimi dhe zgjerimi i aleancave dhe nga ana tjetër futja e Inteligjencës Artificiale në sistemin shëndetesor. Kemi hapur një trase dhe kemi firmosur marrëveshje me ekselencën italiane dhe europane, qoftë për administrimin e QSUT dhe univeristetim. Kemi nisur bashkëpunimin per spitalin onkologjik me spitalin SHEBA në Izrael, duam të shkojmë me hapjen e një Universiteti në Fier”.

Kurse ministrja e re e Shëndetësisë, si detyrë të parë i caktoi vetes zgjidhjen e problemit për rimbursimin e barnave onkologjike.

“Ajo që dua të fokusoj punën time, mendoj që është e rëndësishme zgjidhja sa më parë e rimbursimit të barnave onkologjike. E palejueshme për ne që barbat onkologjike nuk janë plotësisht të rimbursueshme. Kjo është një sfidë edhe e imja. Është e bëshme”.

 Edhe ministrja Sala foli për përfshirjen e teknologjisë nëpër spitale. Ajo premtoi gjithashtu që duhet ndalur hemorragjia e mjekëve të rinj që largohen nga vendi.

“Për mua sot është një ditë shumë emocionuese. Në planin personal rikthehem në një vend ku ka studiuar. Megjithëse nuk e njoh, mund të kisha humbur, ndryshimet janë thelbësore. Është më mirë nga ana strukturore se sa në spitale ku kam punuar. Kur e shef sa mirë është ana e strukturës së spitale. Është një sfidë e madhe, por ata që më e njohin e dinë që kam dëshirë për të përballuar sfida. Megjithatë sfidat i kam përballuar gjithmonë me skuadër, se suksesi i njeriut varet nga suksesi i skuadrës që krijon. Duhen bërë shumë ndryshime. Duhet njohur ajo punë që është bërë. Në qoftë se çalon menaxhimi, atëherë performanca e shërbimit çalon. Ajo që dua të fokusoj punën time, mendoj që është e rëndësishme zgjidhja sa më parë e rimbursimit të barnave onkologjike. E palejueshme për ne që barbat onkologjike nuk janë plotësisht të rimbursueshme. Kjo është një sfidë edhe e imja. Është e bëshme. 

Shumë kyç është riorganizimi i shërbimit parësor dhe diagnostikues, do shpëtojë shumë jetë dhe do ulë fluksin në spitale. Nuk mundet që çdo spital të jetë i mbingarkuar. Diagnostika e përparuar shumë është një fushë që unë e njoh mirë, me inteligjencë artificiale mund të bëjmë një hap shumë të madh e të arrijmë atje. Shqiptarët janë shumë kreativë. Prandaj nuk ka pse mos përdorim burimet tona që i kemi. Inteligjenca artificiale do që të dhënat të jenë të dixhitalizuar përpara. Në spitale do organizojmë sa më shpejt ekipet për disa procedura që duhen kryera patjetër në spitale. Do mbyllim rrjedhjen e mjekëve të rinj. Mjeku i mirë shqiptar duhet të vlerësohet edhe këtu si në vendet e tjera. Asnjë gjë nuk bëhet vetëm, prandaj këtij oqeani të madh që i jam futur, do t’i futemi të gjithë bashkë. Është shumë e vështirë por nuk është aq e vështirë nëse bashkohemi të gjithë, asnjë gjë nuk është e pamundur”, tha ministrja Sala.

Ministrja e re e Shëndetësisë, Evis Sala, vlerësoi infrastrukturën e QSUT, duke u shprehur se spitalet në vendet e zhvilluara të botës nuk kanë asgjë më shumë, por theksoi se ajo që duhet të bëjë diferencën është puna në grup dhe organizimi.

Edhe Kryeministri Edi Rama, në këtë pikë, tha se është i rëndësishëm integriteti i të gjithë trupës, teksa kërkoi që QSUT-ja të renditet në 500 spitalet më të mira të botës.

“Nuk kemi pse QSUT mos ta kemi në 500 spitalet më të mirë të botës. Në këtë aspekt problemi është integriteti i të gjithë trupës dhe kapaciteti për të prodhuar sukses duke bashkuar të gjitha kontributet, që është diçka krejt tjetër nga çfarë bën secili individualisht”, deklaroi ndër të tjera Kryeministri Edi Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu