Samiti i Komunitetit Politik Europian në Tiranë është shoqëruar edhe nga momente gazmore këtë të premte.

Kryeministri Edi Rama i është ulur në gjunjë homologes së tij italiane Georgia Melonit. “E bën vetëm që të jetë i gjatë sa unë”, tha kryeministrja italiane gjatë momentit epik.

“Nuk kam shkuar në Gjadër, por puna vazhdon, jemi në rrugën e duhur”, është shprehur Meloni për mediat. Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis sot punimet në Tiranë nën logon “New Europe in a new world”, duke shënuar takimin e tij për herë të parë në Ballkanin Perëndimor me pjesëmarrjen e liderëve, kryetarë shtetesh dhe qeverish nga 47 vende europiane, së bashku me drejtuesit e institucioneve kryesore evropiane dhe ndërkombëtare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu