Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar lidhur me procesin zgjedhor të 11 majit, duke e quajtur atë një farsë të narko-regjimit. Në një deklaratë për mediat nga Postriba, Noka theksoi se opozita nuk do ta njohë këtë proces dhe do të vijojë betejën deri në garantimin e zgjedhjeve të lira në Shqipëri.

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama për qeverisje me krimin dhe për një situatë që e ka vendosur vendin në një gjendje të paprecedentë në Evropë.

“11 maji nuk ishin zgjedhje, por farsë. Nuk mund të pranojmë farsën e narko-regjimit. Do jemi në betejë çdo ditë deri sa Shqipëria të ketë zgjedhje të lira. Nuk do e njohim 11 majin,” deklaroi Noka, duke shtuar se opozita do të luajë rolin e saj përballë kësaj situate.

Sipas tij, beteja do të zhvillohet kudo, si në parlament ashtu edhe në çdo front tjetër politik e qytetar. “Është antikombëtare të merresh me opozitën, ndërkohë që narkosi po qeveris me terror,” u shpreh ai.

Noka akuzoi kryeministrin Edi Rama se po qeveris në bashkëpunim me krimin, duke theksuar: “Sot krimi është më i fortë se shteti. Beteja jonë është kundër krimit. Nuk ka vend në Europë që është në këtë gjendje që është Shqipëria.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu