Kryeministri Rama nuk la pa përmendur dhe sezonin turistik, që sipas tij po has në disa problematika për shkak se një pjesë e industrisë të këtij sektori nuk po mendon strategjikisht. Rama paralajmëroi hapa radikale në këtë sektor duke nisur nga viti i ardhshëm.
“Rilindja urbane 2.0 është program që do të vazhdojë 4 vjet dhe ky proces do të jetë konstant. Nuk është aksion apo sulm veror. Dhe ata që thonë se pse nuk e lije dot për në dimër, jo nuk e linim dot në dimër. Jo se kishim turistë nëpër këmbë, çështja e turistëve lidhet me dy apo tre gjera të tjera për të cilat do të llafosemi në shtator, duke filluar nga një pjesë e industrisë që nuk po mendon fare strategjikisht, por vetëm ‘kap ca të kapësh sot’, dhe po i bën gropën vetes nesër, pasi ato investime që po bën nuk do t’i shlyejë nëse sot vendos cmime të cilat do të hapin me shumë shpejtësi fjalën që është shumë shtrenjt në Shqipëri. Do të flasim edhe për plazhet, kur kemi bërë hap këtë vit, por të pamjaftueshem. Do të marrim masa radikale edhe për plazhet, por ama shkundja e bashkive sot është domosdoshmëri dhe që pushteti vendor të ngrihet në një moment tjetër.”, u shpreh Rama.Kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale ka paralajmëruar shkarkime dhe lëvizje të njëjta si në bashkitë e vendit. Rama është shprehur se kjo valë lëvizjes do të nisë nga IMT-ja dhe do të shkojë deri të policitë bashkiake. Ai tha se reforma do të prekë edhe këto insitucione.
“Sic ka pasur një përshkallëzim të levizjeve me drejtuesit në bashki, ashtu do të ketë edhe lëvizje të tilla edhe në strukturat e kontrollit të territorit. Duke filluar nga IMT-të e famshme deri të policitë bashkiake. Do ketë reforma te këto. Por ama në qendër do të jetë teknologjia.”, tha Rama.
Related