Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nisjen e një fushate për pastrimin e akseve rrugore kombëtare nga materialet dhe strukturat e paligjshme të bizneseve. Sipas tij, subjektet që operojnë përgjatë rrugëve kombëtare kanë afat deri më 31 korrik për të larguar çdo material të vendosur brenda 20 metrave nga aksi rrugor, përndryshe do të përballen me masa të rënda ndëshkimore. Kjo nismë është pjesë e përgatitjeve të vendit për integrimin në Bashkimin Europian dhe synon rritjen e sigurisë rrugore dhe mbrojtjen e mjedisit.

STATUSI RAMES: 

🔴 Ka nisur edhe përpjekja për çlirimin e buzërrugëve kombëtare nga rraqet e llojllojshme të bizneseve anë rrugës🧹

Bizneset në anë të segmenteve rrugore kanë afat deri në 31 korrik për të larguar vetë çdo lloj materiali që ndodhet më pak se
20 m nga aksi i rrugës, që është edhe distanca ligjore e sigurisë – përjashtuar objektet e ndërtuara me leje, po jo materialet në oborret e tyre të përparme, gardhet e të cilëve po ashtu do të duhet të tërhiqen në maksimumin e mundshëm, sipas projektit që do t’u dorëzohet më tutje nga ARRSH📁

Mbajtja buzë rrugëve e rraqeve si këto në foto apo të tjera, nga materialet ndërtimore tek inertet dhe makinat e vjetra e me radhë, përtej afatit të paralajmëruar do të shoqërohet me masa të rënda ndëshkimore sipas parashikimeve ligjore në fuqi👊

Tanimë Shqipëria po troket në derën e Bashkimit Europian dhe kjo fazë kalimtare e ushtrimit të aktivitetit ekonomik në dëm të komunitetit e të mjedisit në tërësi, po edhe të sigurisë së qarkullimit në rrugët kombëtare në veçanti, duhet të konsiderohet e mbyllur. Nga të gjithë dhe me mirëkuptimin më të madh kombëtar, për Shqipërinë 2030 në BE🇦🇱✋🇪🇺

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu