Kryeministri i vendit Edi Rama në një video të postuar në rrjetin e tij social Instagram bëri të ditur se në bashkëpunim me Ministrinë  e Financave po punojnë për disa politika mbështetëse duke nisur nga paga minimale, paga për disa kategori të burimeve njerëzore, strehimi i mjekëve, ushtarakëve, pensionet.

“Bëni kujdes me këtë flamën gripale që është vërdallë se e hoqa vetë dhe s’të bën për burrë sic thonë tironcit.

Nuk e kam ndalur komunikimin me skuadrën time sidomos me financat, për disa politika të reja mbështetëse. 

Duke nisur nga paga minimale, tek paga për disa katergori të veccanta burimesh njerëzore, mbështetja me strehim e mjekëve, ushtarakëve, policëve që kanë një familje të re.

Pakoja tjetër për pensionistët, e domosdoshme në pranverë, nga rindarja e taksës së jashtëzakonshe mbi eksportuesit e mëdhenj të energjisë siç jemi zotuar. Na vjen mirë që pakoja e madhe ka lehtësuar ndjeshëm 1 milion përfitues, por e dimë që duhet akoma sidfomos për ata që punojnë me pagë minimale në sektorin privat.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu