Ballina Aktualitet Rama nis të dielën me magjinë e Alpeve: Copëza nga Malësia e...

Rama nis të dielën me magjinë e Alpeve: Copëza nga Malësia e Kelmendit

Malësia e Kelmendit, një nga zonat më të bukura të veriut të Shqipërisë, vitet e fundit falë investimeve në infrastrukturë po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë vendas, por edhe turistë të huaj.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale “copëza nga Malësia e Kelmendit” si një ftesë për t’i vizituar ato edhe në prag të vjeshtës.

Rruga deri në Tamarë e ka shkurtuar largësinë me këto mrekulli dikur thuajse të paarritshme. Shtigjet e hershme përmes malesh tanimë me sinjalistikat ndërkombëtare dhe guidat turistike që shoqërojnë turistët në vendet më mbresëlënëse të fshatrave e maleve të Kelmendit, i kanë bërë më të prekshme e më reale bukuritë e zonës.

Malësia e Madhe, pjesë e të cilës është edhe Kelmendi, ofron pamje të rralla në çdo stinë të vitit. Investimet në infrastrukturë kombinuar me investime në përmirësimin e peizazhit urban i kanë bërë disa prej njësive administrative, lehtësisht të arritshme, duke i dhënë vlerë peizazhit natyror.

Shpellat, kanionet, ujëvarat, rrjedhat e lumenjve, burimet, pllajat, peizazhet e magjishme i shoqërojnë turistët në udhëtimin e tyre në Malësinë e Kelmendit.

Kjo zonë ka potenciale për zhvillimin e sporteve dimërore, kampingje me çadra, si dhe struktura për shërbime gastronomike, të cilat janë miqësore me natyrën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks