Shkolla 9-vjeçare “Ndre Mjeda” në Shkodër do të rikonstruktohet  krejtësisht me financimin e buxhetit të shtetit. Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga punimet që po kryhen në shkollë, si dhe nga projekti që synon ta transformojë atë. “Në shkollën 9-vjeçare “Ndre Mjeda” në Shkodër, ka nisur puna për rilindjen e saj për ta rikthyer siç i ka hije për 800 nxënës dhe mësues”, shkruan Rama. Projekti për rikonstruksionin e plotë të shkollës përfshin edhe ndërtimin e shtesës në godinën 3-katëshe, një palestër të re me një tarracë të shfrytëzueshme, si dhe instalimin e një sistemi ngrohjeje dhe ftohjeje të ri. Po ashtu, do të kryhet edhe sistemimi i sheshit të shkollës. Ky projekt bën pjesë në rilindjen e plotë edhe të shkollës “Kolë Idromeno” dhe tek investimi për ambientet e reja sportive në shkollat “Dëshmorët e Prishtinës”, “Adem Haxhija” dhe Preng Jakova”, me një financim prej 4.5 milionë euro të Ministrisë së Arsimit dhe bashkisë së Shkodrës. Këto projekte do t’i ndryshojnë faqen infrastrukturës arsimore të kryeqendrës së veriut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu