Kryeministri Edi Rama foli para shqiptarëve në Nju Jork lidhur me arritjet e qeverisë së tij që nga marrja e pushtetit.

Duke u ndalur tek reforma në drejtësi ai theksoi se pandëshkueshmëria ka përfunduar dhe një erë e re po fryn.

“Drejtësia ishte një pazar i madh, e drejta shitej e blihej si mall dhe pandëshkueshmëria ishte sinonim i emrit Shqipëri, në çdo vlerësim e çdo raport ndërkombëtar në vendit tonë.

 Sot realiteti i zymtë i vetëm një dekade më parë është përmbysur dhe era e re e pushtetit fryn çdo herë e më fortë edhe falë bashkëpunimit me aleatët tanë strategjik, SHBA.”, tha ai.

Po ashtu, Rama theksoi se PS bëri reformën në drejtësi, pavarësisht kostove edhe brenda radhëve të kësaj force politike.

“Me votën e shqiptarëve ne udhëhoqëm një platformë të vërtetë në drejtësi, gjë që s’e ka bërë askush para se të hynin në BE. Shqipëria po merr vlerëësimin dhe mbështetjen maksimale të BE dhe SHBA. Ne bëmë atë që askush s’e ka bërë, ihoqëm duart e pushtetit nga drejtësia. E bëmë me vetëdijen e plotë për koston e pashmangshme të goditjeve që drejtësia po jep. Askush nuk është më i paprekshëm. Cilido që kërkohet nga drejtësia nuk merr asnjë mbrojtje nga politika.”, shtoi ai.

Ditën e sotme, kreu i qeverisë u ndal në Nju Jork, po zhvillon takimin me emigrantët që jetojnë dhe punojnë në SHBA prej vitesh. Shefi i mazhorancës po zhvillon takime në diasporë për shkak së në zgjedhjet e 2025, për herë të parë, do të mundësohet edhe vota emigrantëve shqiptarë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu