Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS ka zhvilluar këtë të dielë një takim me emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Athinë.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se sot qeveria e tij kërkon votën e shqiptarëve që të bëjë të mundur të ulë Shqipërinë në tryezën e madhe europiane si të barabartë mes të barabartëve.

Jemi këtu për tu bërë njësh këtu me këta dhe me të të gjithë europianët e tjerë të BE, duke u bërë edhe në pjesë e të njëjtës familje, e duke u ulur në fosfrën e përbashkët të familjes së bashkuar europiane si të barabartë mes të barabartësh. Sot jemi në gjendje të ndajmë bashkë me ju atë që kemi bërë, për ta vendosur Shqipërinë në pikën ku të huajt janë të detyruar të na respektojnë për atë që jemi. Por dhe nga ana tjetër për ta ngritur Shqipërinë në një pikë ku ëndrrat dhe shpresat nuk janë më të paaritëshme. Ndryshe nga vendi ku ne gjendëm kur morëm detyrën, sot nuk jemi në mëshirën e askujt, sot fati ynë është në dorën tonë”, tha Rama.

Më tej kreu i qeverisë theksoi se sot Shqiëpria nuk është më në dorë të fatit, por ka në dorë fatin e vet.

Ai tha se Shqipëria sot ëhstë e barabartë dhe e njëjtë me vendet e tjera, të cilave ju imponon respekt, ndërsa shtoi se sot Shqiëpria ka pësuar rritje pagash të cilat do të vijojnë edhe përgjatë mandatit të katërt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu