Në episodin e sotëm të podvastit ‘Flasim’ kryeministri Rama po zhvillon një bisedë me kryetarin e ri të bashkisë Bente Becin dhe fituesin e BBV Albania Luiz Ejllin. Ky i fundit ka treguar edhe një herë mirënjohjen për Bente Becin, i cili e ndihmoi në një periudhë shamë të vështirë të jetës së tij. Luiz Ejlli tha se gjithmonë është konsideruar i djathtë dhe se nuk kishte shpresa, por siç tregon ai u ndihmua nga Benet Beci. Kryeministri Rama e ngacmoi për këtë fakt, duke i thënë se e fitoi vendin e punë në kohën e qeverisjes së majtë, këngëtari shkodran tha se ai nuk merret me këtë gjë ‘i majtë apo i djathtë’ por me faktin se nuk është bukëshkelës.
Sa i takon fitores së Benet Becit në Shkodër, Luizi tha se për herë të parë qyteti zgjodhi me mendje dhe jo me zemër. ‘Unë them se është hera e parë që Shkodra ka zgjedhur me tru, me mend e jo me zemër, kanë votuar me mend. Ka parë Benetin dhe ka parë Shkodrën, ka parë ecurinë e Shkodrës 30 e disa vjet dhe ka thënë “Pse jo, çfarë kemi për të humbur? Jemi në këtë gjendje që jemi sot, pse jo?’- tha Ejlli.
Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë Shkodër, Benet Beci arriti të fitojë besimin e qytetarëve shkodranë në zgjedhjet e 14 majit. Beci fitoi kundrejt kandidatit të koalicioni “Bashkë fitojmë” Bardh Spahia me një diferencë mbi 11 mijë vota.
Pjesë nga biseda
Luiz Ejlli: Kam parë Grande Fratello kur është bërë për herë të parë në Itali, para shumë vitesh. Që atëherë nuk e kam parë më. Thjesht kur më bënë ftesën për të hyrë e kam studiuar, kam parë Big Brother-at më të fortë që kanë qenë në Shqipëri plus kam parë dhe në vende të ndryshme të botës ku kanë qenë personazhet më pikante, më të fortë, më interesantë dhe jam munduar që t’i mbledh të gjithë bashkë dhe t’i fus në një, t’i fus tek vetja edhe pse e dija që mund ta mbaja për njëfarë kohë ashtu sepse nuk ke ku shkon pa dalë vetëvetja. Por, qëllimi që kisha dhe e dija se çfarë isha duke lënë dhe nuk e dija se çfarë më priste dhe isha futur “all in” ose për të fituar o s’ka. E dija që ishte e vetmja portë ose dritare për mua për të ardhmen time, duke marrë parasysh që, po e lidh me Benetin, kur isha jashtë si çdo njeri, të gjithë kemi pasur uljet dhe ngritjet tona, unë mbeta me plotë gojën në rrugë të madhe, kam telefonuar njerëz, qoftë biznesmenë, qoftë drejtues mediash, por edhe politikanë që i kisha njohje personale…
Kryeministri Edi Rama: Mua jo…
Luiz Ejlli: Po duke marrë parasysh që gjithmonë jam konsideruar i djathtë, nuk i kisha fare shpresat se mendoja se do thonë “Ky është i djathtë”, por këto do e sqaroj më mbrapa sepse siç e thatë dhe ju, është hera e parë që flasim dhe përballë, por as në telefon e asgjë.
Kryeministri Edi Rama: Kemi folur me diçka tjetër, por do ta sqarojmë më mbrapa.
Luiz Ejlli: Ajo nuk është e folur. Ajo ka qenë periudha kur ju i kishit vendosur qëllim vetes t’i kthenit përgjigje të gjithë shqiptarëve dhe është pak e vështirë. Telefonova zotërinë që kam përballë dhe më tha “Hajde”. Kam shkuar tek KESH-i, në atë kohë Beneti ishte administrator i KESH-it. E takova, më tha me thuaj çfarë problemi ke dhe i thashë që jam pa punë, në rrugë të madhe, kjo është CV-ja ime, këto janë aftësitë e mia. Nëse është e mundur për një vend pune dhe më tha që do shoh kur të bëhet audicioni i parë, ku të jetë, të ftoj të vish dhe uroj ta fitosh. Për hir të vërtetës, e fitova dhe u futa dhe jam shumë mirënjohës.
Kryeministri Edi Rama: Domethënë, në kohën e qeverisë së majtë?
Luiz Ejlli: Pse do ta lidhësh gjithmonë?
Kryeministri Edi Rama: The që nuk mora se isha i djathtë, por në punë qenke futur në kohën e qeverisë së djathtë.
Luiz Ejlli: Unë isha në punë edhe në kohën e të djathtës, por mbeta pa punë dhe më futi zotëria në fjalë dhe i jam shumë mirënjohës. Për ata që thonë “Luiz, u bëre i majtë, i djathtë, i mesëm” me këto nuk merrem, nuk merrem me këtë pjesë. Unë nuk jam bukëshkelës, unë vlerësoj individin, vlerësoj njeriun dhe në këtë rast është Beneti.
Kryeministri Edi Rama: Nuk ka nevojë të na shpjegohesh se nuk je në hetuesi. Doja thjesht të dija episodin si ndodhi meqë gjithë në këtë informacionin që kam marrë nga shërbimet, këtu del që ke thënë që Beneti ishte njeriu që t’u gjend në moment të vështirë.
Luiz Ejlli: Absolutisht që po.
Kryeministri Edi Rama zhvilloi në pocastin e sotëm një bisedë me kryebashkiakun e Shkodrës Benet Becin, dhe me fituesin e Big Brother, Luiz Ejlli.Kryesocialisti kërcënoi Becin se në rast se nuk jeton me kohë të plotë në Shkodër, atëherë zëvendësuesin e ka gati, duke iu referuar në këtë rast Luizit. Kërkesa kryesore për kryeministrin Rama ishte pastrimi i qytetin.
Biseda e plotëKryeministri Edi Rama: Ka hallall një votë, se një votë i ke dhënë. Të tjerët do ta vendosin vetë atë punë.Benet Beci: Vë re diçka. Në Shkodër disa herë më thonë këtë pjesën që ishalla po i bën plehrat, ishalla po i bën rrugët, që është detyra normaleKryeministri Edi Rama: Lëri se këto i dimë. Se plehrat po nuk i bëre dhe plehrat do vi do të fus në kazan vetë. Ky pastaj po të dojë le të vejë kapakun. Benet, kam një pyetje shumë serioze, se nuk e kemi bërë këtë muhabet. Sot takohemi për herë të parë pasi u përshëndetëm aty tek selia kur erdhët me Mamicën. Tani ti je bërë kryetari i bashkisë së Shkodrës. Unë shpresoj shumë që ti do jetosh në Shkodër e nuk do jesh si disa kryetarë bashkie në historinë e këtyre viteve që votohen atje, janë nga atje apo kanë një lidhej me atje dhe pastaj e bëjnë Tiranë – atje, e atje – Tiranë çdo ditë.Benet Beci: Po filluam projektet e mëdha bashkë, aty më ke.Kryeministri Edi Rama: Jo, jo. Projektet e mëdha i bëj vetë unë.Benet Beci: Ishte një mënyrë…Kryeministri Edi Rama: Unë nga kryetari i bashkisë kur bëhet fjalë për projektet e mëdha, dua vetëm mos të më pengojë, të më ndihmojë, të bëjë ato gjërat e thjeshta, por për rrugët e brendshme, duhet mbështetje dhe bashkëpunim me bashkinë dhe unë po nuk erdha të pi një kafe, në shpinë tënde në Shkodër, ku ti do jetosh e po nuk pashë…Luiz Ejlli: Po më ra këpuca në gropë..Kryeministri Edi Rama: Jo, jo, po nuk pashë që ti, me TIMS-in e regjimit, po nuk pashë që ti të premten në darkë nisesh për Tiranë e të dielën në darkë vjen në Shkodër, të jemi shumë të qartë.Luiz Ejlli: Çunat i ke te Ura e Bahçallëkut.Kryeministri Edi Rama: Të jemi shumë të qartë, se ma tha Ermali i Vlorës, një çun i shkëlqyer dhe besoj që është zgjedhja e duhur, ishte në punë të vetë në ambasadë dhe bëmë disa anketime, pamë kush mund të jetë figura e re dhe dilte që ishte një njeri që mund të na garantonte dhe mbështetjen e njerëzve, por e di që është djalë shumë korrekt e punëtor. E më tha kur vajtëm, se u takuam që kur ishte kandiduar, u takuam kur shkuam tek takimet e Vlorës e duke folur më tha, “çfarë pret nga unë”? i thashë, të rrish pa gjumë. Nëse ti rri pa gjumë çdo gjë tjetër është ok. Kështu që nga ty unë pres të rrish në Shkodër, Benet. Këtë mos ta diskutojmë sepse pastaj do na hape shumë probleme e larg qoftë se unë një zëvendësues e kam gati.Luiz Ejlli: Fillojnë mocionet e mosbesimit,Kryeministri Edi Rama: Jo po kemi dhe zëvendësuesin gati. Kështu që, shumë faleminderit.Luiz, ishte vërtetë kënaqësi. Edhe një herë uroj të kesh një jetë të lumtur me bashkëvuajtësen.Benet, uroj që sa më shpejt, jo nesër, por…Benet Beci: Unë jam tashmë në Shkodër, nuk kam lëvizur. Kështu që do vazhdoj të rri atje.Kryeministri Edi Rama: Me shtëpi, me faturë dritash, po që konsumon drita aty kur Shkodra fle. Kazan më kazan për të parë pastrimin. Ti jap unë recetat e mia se kështu kanë qenë kazanët si në Shkodër, se janë pjesë e votimit me zemër ato dhe ta them unë si pastrohen, por vetëm të më rrish atje zgjuar.Benet Beci: Atje jam, nuk do kthehem më nga Shkodra.Kryeministri Edi Rama: Jo për t’u kthyer do kthehesh ti. Se do ndërrohesh, do bëhesh.Benet Beci: Jo po aty më ke.Luiz Ejlli: Prandaj thonin njerëzit kemi ndenjur pa fjetur për Luizin, se unë isha zgjuar. Prandaj kam fituar. Katër muaj e gjysmë nuk kam fjetur. E ke me fakte, nuk na doli koha të flinim thonin. Se rrija deri në 3, flija dy orë, u çoja në 5.Kryeministri Edi Rama: Tani me ty është ndryshe. Ata do flenë, ti do rrish zgjuar, ne do të mbështesim. Ke kërkuar një gjë Benet dhe e ke marrë, që është shumë e madhe dhe është një gjë aq e madhe sa aq të madh mund të të bëjë ty në sytë e njerëzve në historinë e Shkodrës, aq mund edhe të të shkrihet në dorë si të jetë një copë akulli në shkretëtirën e Saharasë. Faleminderit shumë!Këta ishin të ftuarit sot dhe besoj që jo për meritën time, kjo do të jetë një ngjarje në historinë e podcastit dhe do të jetë një sezon që do të ndiqet shumë, sepse vazhdon një kuriozitet i caktuar, që unë nuk kam lidhje, por natyrisht regjimi i shfrytëzon të gjitha e të gjithë.






