Kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur në takimin me emigrantët shqiptarë në Milano, teksa u ka bërë thirrje të votojnë PS dhe numrin 5, u shpreh se vota e tyre është votë për të ndryshuar historinë. Rama tha se 11 maji është fundi I historisë së Shqipërisë jashtë Evropës, që sipas tij nuk mund ta humbasim as për mustaqet e Kujtim Gjuzit as për bufin që fshihet nën mustaqet e tij.
Edi Rama: Është hera e parë në historinë e zgjedhjeve që dhe ju dhe të gjithë shqiptarët jashtë kufijve do të kenë mundësi të zgjedhin pa patur nevojë të vinë në Shqipëri. Jemi ne që vijmë te ju, më vjen mirë që dhe këtë sic zotuam në krye të herës e bëmë realitet dhe tani cdo shqiptar e shqiptare që do të shprehet. Ishte thënë që në të parat zgjedhje, fati ynë fati I shqiptarëve të na sillte në një zgjedhje që është zgjedhje përfundimtare me historinë. Duke na dhënë ne shansin që me një votë tja ndryshojmë rrjedhën historisë.
Këto zgjedhje janë si një udhëkryq mes një votimi, për partinë që do udhëheqë 4 vite dhe një votim historik për një parti që mund ta bëjë Shqipërinë, zonjë anëtare të BE. Për herë të parë ne e kemi në dorë vetë fatin evropian të Shqipërisë. Është fundi I historisë sonë jashtë Evropës. Nuk mund ta humbasim as për mustaqet e Kujtim Gjuzit as për bufin që fshihet nën mustaqet e tij.