Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme në një konferencë ka bërë një pasqyrë për vitin 2023. Viti që po mbyllim, ka qenë më i miri për Shqipërinë në çdo aspekt, tha kryeministri Rama.
Rama: Viti më i mirë në aspektin ekonomik, në aspektin e sigurisë, në aspektin e shërbimeve publike, të investimeve publike dhe të investimeve të huaja. Viti më i mirë në aspektin e pozicionit ndërkombëtar të Shqipërisë.
Ky vit, do të mbyllet me një rritje ekonomike që e tejkalon çdo parashikim të bërë nga qeveria dhe institucinet financiare, bëri me dije kreu i qeverisë.
Rama: Besojmë se shifra përfundimtare do të jetë afër 4%, 3.7-3.8%. të ardhurat kanë qenë më të larta se asnjë vit më parë. Shqipëria ka përfituar 3.2 mld euro vetëm nga turizmi që ëhstë një shifër e lartë dhe e pakrahasueshme me vitet e tjera. Ky vit gjithashtu ka pasur rënie të papunësisë reale dhe sot jemi me një papunësi që është më e ulëta e të gjitha viteve deri tani.






