Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga punimet që po kryhen në rrugën Shirokë-Zogaj.
Përmes një postimi në rrjete sociale, kreu i qeverisë shprehet se ky investim do të lehtësojë qarkullimin e mjeteve, por do të jetë edhe një pikë kthese për turizmin. Sipas Ramës, përmes kësaj rruge, do të forcohet lidhja mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.
“Vijon me ritme të mira puna në kantierin e rrugës Shirokë – Zogaj, një investim i rëndësishëm që jo vetëm do të lehtësojë qarkullimin, por do të shërbejë si një kthesë e re për turizmin, me lidhjen që do të krijojë mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, duke e pozicionuar Shkodrën në kryeqendër të rajonit”, shkruan Rama.