Kryeministri i vendit, Edi Rama, zhvilloi mëngjesin e kësaj të hëne një takim me kryesinë e PS-së.

Mbledhja ka zgjatur më tepër se 1 orë.

Newspower.al mëson se diskutimet janë fokusuar më tepër në votën e diasporës dhe rëndësinë e regjistrimit të sa më shumë emigrantëve teksa na ndajnë pak ditë nga afati përfundimtar i rregjistrimit në KQZ.

Një tjetër porosi e Ramës për të vetët lidhet me organizimin dhe menaxhimin e situatës në terren në favor të socialistëve në prag të nisjes së fushatës zgjedhore për parlamentaret e 11 majit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu