Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i ka dërguar një letër të 61 kryetarëve të bashkive në vend ku i bën me dije se një pjesë të parave të fushatës elektorale do t’i përdor për të mbjellë pemë në territorin e tyre.
Letra i ka shkuar edhe kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, ku i kërkohet bashkëpunim në përcaktimin e territorit se ku do të mbillen këto pemë.
Kjo vendimmarrje e socialistëve erdhi pas mbledhjes së kryesisë, ku ranë dakord se në vend të posterave e fletëpalosjeve, do të mbillnin pemë në njësitë vendore.