Pasi të shtunën mblodhi kryetarët e bashkive dhe kabinetin qeveritar, ditën e dytë të vizitës në Shkodër kryeministri Edi Rama e rezervoi për stukturat e partisë. Me këta të fundit, ndryshe nga ai me kryebashkiakët, takimet dukeshin më miqësore dhe plotësisht të hapura edhe për publikun. Në fokus të takimit ka qenë rienergjizimi i Partisë Socialiste, proces në të cilin janë përfshirë të gjitha strukturat në të gjithë vendin. Rama është ndalur tek nevoja e anëtarësimeve të reja, thithja e të rinjve rreth kësaj force politike si e vetmja alternative që i ofron mundësi të rinjve dhe vendit.  “Ne duhet tu themi njerëzve, bujrëm dyert tona janë të hapura, sa më shumë larmishmëri të kemi aq më shumë do na besojnë që e kemi seriozisht shkëputjen nga ndasitë e së shkuarës që nuk i kemi ushqyer ne, por kemi rënë pre e tyre në kom e terrene të ndryshme. PS e Shkodrës duhet të ketë një fytyrë që ta shohësh një orë larg e ta ndjesh që është fytyra e këtij ndryshimi që po ndodh në bashki. Që njerëzit të ndjejnë që është partia që ata mund ti referohen, si anëtare si simpatizantë, por edhe si njerëz skeptik,. Nuk ka pikë rëndësi si i referohen. Shkodra do bëhet modeli i një transformimi që do jetë edhe më pozitiv se ne ndërkohë kemi mësuar edhe nga gabimet që kemi bërë vendet e tjera, por edhe lokomotiva që do tërheqë gjithë veriun me vete. Lëre ca thonë verin e kemi lënë pas ore, kjo është idiotësi. Kemi bërë investime duke parë se ku duam ta shohim veriun pas disa vitesh, s’kemi bërë investime elektorale. Po bëjmë investime që synojnë të zbulojnë malet, besoj fort që na është krijuar një stereotip plazhi jugu, por arin më të pastër dhe më të vyer të industrisë së truizmit Shqipëria e ka në mal. Kur të zbulohen malet nga ata që do bëjnë investime dhe do sjellin turistë që vijnë për ski, për mirëqenien e trupit, atëherë Shqipëria do ketë një rritje shumë më të fuqishme se ajo që vjen nga plazhi dhe kjo kërkon kohën e vet”, tha Rama.

Ai ka kërkuar nga socialistët që të jenë më aktivë në rrjetet sociale dhe të promovojnë punët e mira që po bëhën në Shkodër, por edhe në të gjithë vendin pasi është një mënyrë që funksion dhe rrit besimin e të tjerëve ndaj PS. 

Në fjalën e hapur për mediat, kreu i qeverisë është ndalur në punën që do bëhet për qytetin e Shkodrës, e cila për herë të parë u ‘kthye rozë’ në zgjedhjet vendore të 14 majit. Rama thotë se qeveria do ketë mbështetje pa kursim për Shkodrën, pasi është një nga bashkitë më të prapambetura në vend, për shkak se mbeti peng i së kaluarës.  “Nuk diskutohet që ne e mbështesim pa kushte dhe pa kufizim, sepse Shkodra është një potencial i jashtëzakonshëm për zhvillimin kombëtar. Shkodra është e prapambetur me bashkitë tjera, ishte pengu i një krenarie të humbur që përkthehet në një mllef vetëagjësues, refuzimi për ndryshim duke u kapur pas së shkuarës”, tha Rama. Ai i ka kërkuar drejtuesve të kësaj force politike që të jenë pranë orgnaizatave socialiste dhe të flasin me njerëzit për probelemt dhe nevojat që ato mund të kenë dhe që mund t’I zgjidhen. Nuk kanë munguar edhe batutat mes socialistëve kur një prej pjesmarrësve i ka rënë telefoni gjatë takimit ndërkohë që me batutë Rama i është kthyer “Me siguri është gruaja”, duke e kaluar me batutë këtë moment.

Nga Shkodra, kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria ka humbur shumë me ndasitë. Kreu i qeverisë e cilësoi Shkodrën si viktimë të këtyre ndasive, që sipas tij është përdorur me vite me radhë nga pushteti (i Berishës) vetëm për të pasur njerëz të verbër për të ruajtur karriget e tyre.“Shihej si një pronë e disave dhe jo si një hapësirë ku të gjithë mund të hyjnë, e ndërveprojnë me të edhe pa qenë pjesë e saj. Kjo është ajo që kam dashur të them prej kohësh kur shumëkush u hodh përpjetë nga shprehja përtej të majtës dhe djathtës, Shqipëria ka humbur shumë kohë më ndasi që nuk i kanë shërbyer as ushqimit të shëndetshëm të politikës së ndarë natyrshëm në kahe dhe palë të ndryshme, po ri kanë shërbyer vetëm atyre që kanë dashur të kenë sa më shumë njerëz të verbër nga mbrapa për pushtetin e tyre. Duke thënë ne jemi të djathtë ata komunistë. Shkodra është viktima më kuptimplotë e djallëzisë së kësaj ndasie, se qëndroi e ndarë nga pjesa tjetër e Shqipërisë qëndroi e ndarë nga rruga e zhvillimit të tjerëve”, tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu