Kryeministri i vendit, Edi Rama gjatë komunikimit “live” në rrjetet sociale ka replikuar me ndjekësit. Ai theksoi se dalja e tij “live” në rrjetet sociale nuk është punë qejfi, por punë, përmes së cilës bën dhe një bilanc të punëve të kryera. Kryeministri Edi Rama ka ironizuar edhe koalicionin e formuar nga Partia Demokratike me partitë e tjera, mes të cilave dhe Partinë e Lirisë. “Puna ime nuk është punë krahu, është punë mendjeje. Një nga detyrat e mia është të komunikoj, të sqaroj, të reagoj. Kjo për mua është punë, nuk është qejf. Unë nuk jam tiktokist, por jam përfaqësues i zgjedhur, edhe i atyre që nuk më kanë zgjedhur. Në fund fare kam detyrimin kam detyrimin të shpjegoj gjerat sipas këndvështrimit tim dhe kjo është arsyeja se pse dal live. Duke u afruar dita e zgjedhjeve kam vendosur të intensifikoj daljet. Sepse tani është bërë dhe një koalicion shumë i madh.”, tha ai.