Publikohet përgjigjia e kryetarit të Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia për kërkesën e kryeministrit Edi Rama që gjysma e parave të fushatës të shkojë për mbjelljen e pemëve. Në përgjigje, Spahia i ka dërguar kontaktin e Drejtoreshës së Mjedisit dhe Pyjeve pranë Bashkisë Shkodër, Aida Shllaku.

Mbrëmjen e djeshme, Spahia tha se nuk e mori si provokim por si tallje mirëpo shtoi se Shkodra ka probleme të tjera më të rëndësishme se mbjellja e pemëve. Mirëpo, ai tha se i kishte kthyer një përgjigje pozitive Ramës, duke i caktuar edhe vendin ku do të vendosen pemët.

Kryeministri Edi Rama u dërgoi një letër të gjithë kryetarëve aktualë të bashkive në vend, përfshirë të vetmin opozitar në pushtetin vendor, kryebashkiakun e Shkodrës Bardh Spahia, të cilit i kërkonte të bashkëpunonte për të përcaktuar vendin se ku do të mbillen pemët. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu