Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka shpërndarë një thirrje për një protestë për lirimin e krerëve të UÇK-së. Protesta do mbahet më 17 tetor.

Ai shprehet i nderuar që i është përgjigjur ftesës për të mbështetur këtë iniciativë.

Rama nënvizon se mijëra zemra do të bashkohen për të kërkuar drejtësi për krerët e UÇK-së. Protesta do të mbahet në orën 17:00 në Tiranë. Kryeministri u bëri thirrje gjithë shqiptarëve të jenë të pranishëm në protestë.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

Me kënaqësi dhe i nderuar t’u bindem organizatorëve për ta postuar këtë ftesë-thirrje🥁 LIRIA KA EMËR 🇦🇱❤️🇽🇰 Nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, diaspora e çdo cep i trojeve shqiptare — mijëra zemra do të bashkohen këtë të premte, më 17 tetor, ora 17:00, për të kërkuar njëzëri DREJTËSI PËR ÇLIRIMTARËT

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu