Në Konventën Ndërkombëtare të Turizmit që u mbajt për herë të parë në Tiranë, kryeministri Edi Rama tregoi se gjysma e parave të fushatës së PS për zgjedhjet e 14 majit do të shkojnë për mbjellje fidanësh. Duke qenë se në 15 ditët e para të fushatës është koha e fundit për të mbjellë fidanë, paratë për mitingje dhe podiume do të shkojnë në dispozicion të gjelbërimit të vendit.

Para pjesëmarrësve të 38 vendeve të botës, Rama tha se këtë model pret që ta përdorin edhe vendet e Europës në mënyrë që paratë e fushatave të mos shkojnë vetëm për regjira e ndotje akustike.

“Mendoj që kjo do të jetë fushatë me 0 karbon për gjysmën e saj. Duke qenë se fushata nis me 14 prill dhe mbaron me 14 maj por duke qenë se deri në fund të prillit është koha e fundit për të mbjellë fidanë, paratë e fushatës për regjira, podiume, mitingje, mikrofona e ndotje akustike do t’i vëmë në dispozicion të fidanëve. Mbase do ta marrin edhe vendet e Europës këtë model”, tha Rama.

Ndërsa zëvendëspresidenti Ekzekutiv i Komisionit Europian, Frans Timmermans sugjeroi që Shqipëria të tërheqë markë të re turistësh duke u kthyer në vend të përgjegjshëm ndaj turizmit me ulje të nivelit të karbonit që shkaktohet kryesisht nga udhëtimi.

“Shqipëria ka shumë mundësi. Keni shumë për të ofruar. Ndoshta s’do jeni luksoze se ka vende që ndërtojnë industri luksoze, por mund të jeni vendi më i ndërgjegjshëm ndaj turizmit, mund të tërhiqni markë të re turistësh. Kjo është një mundësi për Shqipërinë. Të punojmë me industrinë ajrore. Duhet të kemi një ide më modulare. Mund të bëjmë diçka me trenat nëse fusim trenat e natës, ndoshta të përdorim biçikletat. Çfarë nuk duhet bërë është të thuash që s’duhet të udhëtoni se ndikon në klimë, por duhet të udhëtoni në mënyrë të ndërgjegjshme”, tha Timmermans.

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, ka renditur një sërë arsyesh pse duhet vizituar Shqipëria.

“Shtresat e arkitekturës, Bashkëjetëesa fetare, më paqësori, unike, në itineraret e objekteve të kulturës, por edhe vende ku mysliman e të krishterë gjenden bashkë, njësoj si këto ditë, jemi vendi i parë në borë me numrin më të madh të ditëve pushim për arsye fetare. Kulinaria, nga fshati me kuzhinën e gjyshes te restorantet, halli i vetëm vështirësia e zgjedhjes. Mikëpritja shqiptare, nuk ka shkollë turizmi, apo yll për ta vlerësuar, bujaria dhe mikpritja është gjentike, 7.5 mln vizitorë të huaj pritëm vitin e kaluar”, tha Kumbaro.

Konventa Ndërkombëtare e Turizmit që filloi sot për herë të parë në Ballkan, është me pjesëmarrës nga 38 vende të botës, që do të jenë pjesë e një platforme diskutimi 3-ditore si një promovim i jashtëzakonshëm për Shqipërinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu