Kryeministri Edi Rama ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj shqiptarëve të diasporës, të cilët kontribuan në mënyrë të ndjeshme në rezultatin elektoral. Në një mesazh në Facebook, ai falenderoi bashkatdhetarët nga Greqia, Italia, Amerika dhe vende të tjera të Europës e botës, që sipas tij, iu bashkuan “trenit të fitores”, duke i dhënë këtij suksesi jo vetëm peshë numerike, por edhe një mesazh të fuqishëm politik.

Kryeministri theksoi se mbështetja e diasporës do të shërbejë si një shtysë shtesë për përkushtimin e qeverisë drejt objektivit të Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian.

“Mirëmëngjesi, dhe me një falenderim krejt të posaçëm, për shqiptarët që nga Greqia, Italia, Amerika, e çdo anë e Europës dhe botës që iu bashkuan trenit të fitores duke e bërë atë edhe më domethënëse, jo thjesht për nga numrat po në radhë të parë për nga mesazhi i fuqishëm i shumicës së tyre dërrmuese, i cili do të na bëjë edhe më të përkushtuar për Shqipërinë 2030 në BE, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i PS në Facebook.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu