Kryeministri Edi Rama ishte sot në një takim në Peshkopi me operatorët turistik mbi zhvillimin e turizmit në Dibër.
Aty ai foli dhe për çmimin e energjisë elektrike.
“ERE nuk vendos të rrisë apo të uli çmimin e energjisë. ERE vendos çmimin. Ky është çmimi i tregut, pastaj a vendos fasha a nuk vendoset fasha, a vendoset çmimi kaq apo aq kjo është politikë që e bëjmë ne. Nuk e bën ERE,” tha ai.
E sa i takon akzave të kreut të PD Berisha mbi shpenzimet e fluturimeve të tij ai nuk e la pa përmendur edhe njëherë se ka shpenzuar më pak se gjysma kur Berisha ishte kryeministër.
“Le të hidhen përpjetë e të thonë, jo 22 milion euro, po 222 milion euro i kushtoi kryeministri i këtij populli me avion, ndërkohë që e vërteta është që falë atij avioni promocional dhe falë një marrëveshje të bërë, udhëtimet e mija kanë kushtuar më pak se gjysma e fondeve të kryeministrisë krahasur as me gjysmën e atij që as emrin s’ja përmend dot se më vjen për të vjellë dhe s’dua t’ju përziej zorrët që me mëngjes.
Sepse është një pjesë e njerëzve që janë gati të përdoren dhe ta hanë rrenën me qejfin më të madh,” tha ai.






