Kryeministri Edi Rama teksa inspektoi spitalin e Pediatrisë së Specialiteteve u shpreh se do të ketë rritje pagash për mjekët dhe infermierët.
Ai i falënderoi për për kontributet dhe vëmendjen ndaj punës.
Rama: Duke ju falënderuar edhe njëherë për punën, duke ju falënderuar për kontributet dhe vëmendjen tuaj dhe duke ju siguruar që pavarësisht se ne i kemi rritur pagat në mënyrë të ndjeshme, nuk kemi mendimin që ju jeni shumë të kënaqur dhe jemi të bindur që do ta mirëprisnit një rritje tjetër.
Ju lë me kaq këtu, por jini të sigurt që këtë e kemi shumë mirë parasysh edhe pa na e thënë edhe kur pyesim dhe thoni “Mirë mo mirë, nuk jemi dhe aq keq” e kuptojmë shumë mirë që ka dhe më mirë dhe patjetër me autonominë spitalore dhe me kontributin e pashmangshëm të qeverisë, më herët se vonë, përsëri do të bëjmë një rritje pagash për mjekët dhe infermierët.