Pasi hapën zyrtarisht fushatën për zgjedhjet parlamentare të 11 majit majit në Tiranë, kryesocialisti Edi Rama dhe kryedemokrati Sali Berisha zgjodhën Italinë të parën për të kërkuar votën  e shqiptarëve të diasporës, e cila voton për herë të parë në këto zgjedhje.

Këtë të diel në orën 15:00, kryeministri Edi Rama do të takohet me shqiptarët në Milano, ndërsa demokratët një orë më pas në orën 16:00 në Brescia, shkruan newspower.al.

Rama së bashku me përfaqësuesit e strukturave socialiste do të takohet me shqiptarët në “Centro Congresi”, në Malpensa Fiere, në Busto Arsizio. Ndërsa takimi i Berishës do të zhvillohet në Teatro Clerici, Via San Zeno 168 në Brescia, raporton newspower.al.

Ky takim pason vizitën e para dy javëve në Greqi, ku Kryeministri u ndal fillimisht në Kretë dhe më pas në Athinë, gjithashtu në kuadër të të njëjtit tur me diasporën shqiptare.

Takimet e tyre me shqiptarët në diasporë vijnë në nisje të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, ku si kryeministri Rama dhe kryedemokrati Berisha do të kërkojnë votën e shqiptarëve jashtë vendit, të cilët votojnë për herë të parë në këto zgjedhje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu