Edi Rama dhe Dritan Abazovic e kishin mundesine qe permes nje konference te perbashket dhe pak fjaleve, tu jepnin shqiptareve lajmin e mire. Por nuk e bene dhe pergjate nje konference mbi 1 ore e 20 minuta pas mbledhjes se perbashket qeveritare ku firmosen edhe 11 marreveshje, se thane gjysem fjale per kartonin jeshil ne pikat kufitare. Shqiptaret, ata qe i perfaqeson si Rama dhe Abazovic, edhe pse ne shtete te ndryshme, paguajne 15 euro per 2 jave apo 45 euro ne muaj per te prekur token malazeze. Nje pagese qe ne Mal te Zi nuk e paguajne shtetasit malazez kur hyjne ne Shqiperi. Por te dy zgjodhen te mos flasin dhe madje edhe media ishte pergatitur qe me pyetje te gatshme te shmangte kete ceshtje, tejet e ndjeshme per qytetaret. Show me firmosje marreveshjesh pa pyetur per interesin ekonomik te qytetareve eshte kthyer ne mode me mbledhje te tilla te perbashketa qe ne mase nuk kane produktivitetin me te cilin trumbetohen.