Kryeministri Edi Rama duke folur në sallën e Kuvendit, ka folur sërish për financimet ruse në partitë politike në Shqipëri.

Ai tha se sot ata demokratë që betohen se në PD nuk ka hyrë asnjë financim rus, e kanë ditur që Lulzim Basha dhe një grusht deputetësh të djathtë kishin marrë financime ruse.

Sipas tij ata që sot sulmojnë Bashën, betoheshin për “Virgjërinë” e tij dhe kundërshtonin të vërtetën dhe faktet, duke i quajtur mashtrime dhe lobime të Sorosit dhe qeverisë shqiptare.

Kryeministri Edi Rama në seancën e sotme parlamentare

Përsa kohë ju do keni njerëz, të cilët besojnë çdo gjë dhe tëkundërtën e çdo gjëje, jeni në të drejtën tuaj të ushqeni dheiluzionin që mund të talleni me të gjithë këtë popull, por siç nukiu ka ecur asnjëherë, përsëri nuk do t’ju ecë kjo tallje e madheme të gjithë sepse do të bënte sens gjithë kjo vijë logjike, nësenuk do të kishit qenë po ju që në atë kohë, kur kjo çështje u bëpublike, nuk do të kishit bërë betime dhe përbetime përvirgjërinë e Lulit dhe nëse nuk do të kishte qenë nongrata juaj qënuk do të kishte dalë me çarçafin e bardhë pa asnjë njollë për tëpredikuar pastërtinë e virgjëreshës që mbanit në krye, nëse nukdo të kishit qenë ju që nuk do të kishte akuzuar Sorros-in përfakte, të cilat sot, me demek, po kërkoni t’i nxirrni nga kthetrat e një errësire ku i paskam kyçur unë për llogari të atij që e hodhëtpërtokë në momentin që nuk ju duhej më.

Kjo është shumë e thjeshtë.

Që Partia Demokratike është financuar me para ruse, kjo dihet, është botërisht e njohur, fakt botërisht i njohur, i dalë në atëkohë, i mohuar kategorikisht nga ju, se unë nuk e kam dëgjuarkëtë fjalim atëherë që “Nuk kanë hyrë para në PartinëDemokratike, kjo është një cështje”…

Atëherë fjalimi juaj ishte komplet tjetër dhe garancia absolute vinte gjithmonë andej nga vinte garancia për gjithë ato viterresht “Mos ma prekni Lulin”. Kush e thoshte, unë e thosha“Mos ma prekni Lulin”, apo e thoshte ai që sot ka rrëmbyer ngae para flamurin e Haxhi Qamilit dhe është nisur për luftë me Amerikën e me gjithë ca sjell kjo për vendin dhe për njerëzit?

Kështu që, unë do thosha vetëm kaq; jo vetëm që ato para, financim i paligjshëm i partisë politike, kanë hyrë me dijeni tëplotë të një grushti njerëzish, jo të të gjithëve ju, por të njëgrushti njerëzish, dhe që tani ai grusht është ndarë me dy gishtanga një anë dhe me dy gishta nga ana tjetër dhe me gishtin e pestë që përpiqet të gjejë se tek cili nga dy gishtat të futet, por kamë shumë se aq, ka më shumë se aq.

Unë do t’ju sugjeroja të mos hezitoni me proklamatat dhedeklaratat, të cilat mund t’ju bien prap ndesh dhe detyroheniprapë të ktheheni dhe të merrni një pozicion të tretë e njëpozicion të katërt.

Ju nuk e keni problem fare se nuk keni fare lidhje me të vërtetën, nuk keni lidhje fare me asgjë nga ato që duhet të thoni sot dhenuk e keni fare problem që nesër t’i mohoni të gjitha dhe tëndërtoni nga e para një gjë tjetër sepse e thashë, për sa kohë keniakoma njerëz që vijnë nga mbrapa qorrazi dhe janë gati t’ishpallin luftë botës edhe me idenë që ky është një vend Sovran, icili nuk pyet dhe nuk do t’ia dijë për asnjë.

Sidoqoftë, unë këtë kam për borxh t’jua them.

Mos u ngusni se ka akoma, ka akoma. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu