Edi Rama, në fjalën e tij gjatë takimit me asamblenë socialiste të Kamzës dhe njësive 7 dhe 10, tha se demokratët kanë lindur me këmishë, pasi sipas kryeministrit edhe kur votojnë PS, prap e shohin hajrin.

Rama shtoi se më 11 maj, Shqipëria duhet të marrë të gjithë energjinë e nevojshme dhe të pajiset me të gjithë forcën për të kryer procesin e negociatave me BE.

Rama: Nëse ka një vend në Shqipëri kur përputhja mes pritshmërive nga vota dhe punëve të bëra është thuajse 100 përqind ky vend është Kamza. Kamza është prova e një qeverisjeje dhe mbështetje nga qeveria qendrore që nuk i ndan njerëzit në majtas apo djathtas, as në përkatësi krahinore, por iu shërben të gjithëve me të njëjtin përkushtim dhe po të llogarisësh se çfarë kanë fituar fëmijët e Kamzës nga puna këmbëngulëse, programi ambicioz, përkushtimi i kryetarit të bashkisë dhe mbështetja e pakursyer që qeveria i ka dhënë bashkisë Kamzës, që po të jesh prind këtu në Kamëz të jesh i qetë, edhe nëse ke votuar PS edhe nëse nuk e ke votuar. Them që qytetarët demokratë kanë lindur me këmishë, që edhe kur nuk na votojnë na e shohin hajrin. E rëndësishme që së bashku të ndajmë një bindje që ndryshe nga të gjitha zgjedhjet e tjera, 11 maji është një zgjedhje ku jo vetëm për ne si PS, ka shumë rëndësi rezultati. Por kur rezultati ka rëndësi historike për Shqipërinë se më 11 maj, Shqipëria duhet të marrë të gjithë energjinë e nevojshme dhe të pajiset me të gjithë forcën për të kryer procesin e negociatave me BE.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu