Kryeministri Edi Rama për herë të parë komenton protestën e 12 nëntorit.
“As nuk di sa ishin as nuk i kam parë as nuk më intersojnë fare” ky është komenti publik i kryeministrit Edi Rama për protestën e 12 nëntorit”
Tha se nuk ishte i shqetësuar nga kjo protestë e organizuar nga “nongratë” dhe një spiun të cilën e quajti ”protestë jo e një populli të shqetësuar por “protestë partish për pushtet për të prishur e për të marrë”.
Edi Rama: Për çfarë proteste më flisni, për një protestë partishë. Një nongratë dhe një spiun që mbledhin militantët e tyre mund ta bëjnë sa herë të duan. Nuk ka lidhje me popullin e shqetësuar. Është protestë partish për pushtet për të prishur e për të marrë. Me të vetmin rezultat që hodhën ca bojë dhe u desh që të punonin punëtorët natën për ta larë.
Kështu u bë kjo punë. Ata bëjnë pis, ne pastro. As nuk di sa ishin as nuk i kam parë as nuk më intersojnë fare. Mund ta bëjnë çdo ditë po të duan. Është çorbë që e kemi parë prej 30 vitesh e gatuan i njëjti kuzhinier ‘non grata”.
Më vjen keq për ata që pavarësisht se janë militantë harrojnë që po shkojnë pas disave që paguhen nga të huajt për të bërë dëm në këtë vend. Ky është fakt.”
Rama mbrojti dhe fjalorin e tij drejtuar opozitës.
Edi Rama: “Dikush që paguhet me para të huaja por dhe vendase për të shkelur interesin kombëtar është pa atdhe. Nuk ka shkelje më të madhe sesa të votosh me partinë e Putinit kundër UÇK-së. Apo të marrësh paratë ruse për të rrëzuar qeverinë e vendit tënd, sikur të jetë edhe me e keqja që ka pasur ndonjëherë. Po qe I zoti rrëzoje vetë. Mos merr paratë e një fuqie që nuk ka minimunin, as dashurinë për vendin tënd.
Atëherë je pa atdhe. Je pa din e pa iman. Patjetër je pa din e pa imam. Të ngresh një çadër para kryeministrisë, të torolisësh popullin tënd me republikën e re apo ti turresh QV për ti vënë flakën, e të bojkotosh zgjedhjet I paguar nga një forcë e huaj patjetër je pa fe. Nëse feja e shqiptarit është shqiptaria pa tjetër je I pafe.
Çfarë lidhje ka etika këtu. Pse çfarë ju duken këto “kriminel” “hajdutë”. Linja është e qartë. Me atdheun, apo pa atdheun”