Ballina Bota Qeverisë Meloni i del në krah Papa Francesku, BE duhet të ndihmojë...

Qeverisë Meloni i del në krah Papa Francesku, BE duhet të ndihmojë Italinë

Mbi debatin e fortë publik, politik e mediatik që ka përfshirë Italinë, pas vendimit të qeverisë Meloni për të ndaluar fluksin e emigrantëve e koordinuar zbarkimin e tyre në bazë të ligjeve ndërkombëtare, ka ndërhyrë me urtësinë e paanshmërinë e tij, Ati i Shenjtë Papa Francesku.

Jetët e emigrantëve duhen shpëtuar, por Bashkimi Europian nuk duhet të lërë vetëm Italinë”, ka deklaruar Papa Francesku në konferencën tashmë tradicionale që mban në avion gjatë rrugës së kthimit nga udhëtimet e tij, e kësaj here nga ishujt Bahrein.

Ati i Shenjtë ka shprehur mendimin e tij mbi atë c’ka po ndodh në portin italian të Katanias, ku prej disa orësh ka ndaluar anija humanitare gjermane “Humanity1”, duke i lejuar të zbresin në tokën italiane vetëm 144 emigrantë të cilët kanë nevojë urgjente për kura e ndihmmë, e 35 të tjerë vazhdojnë të qëndrojnë në bordin e saj, por gjithmonë në kujdesin e monitorimin e një stafi mjekësor.

Po e njëjta qasje është bërë me anijen Geo Barent, po në portin e Katanias, të cilës i është lejuar të zbresin 357 emigrantë e 215 të tjerë vazhdojnë të qëndojnë në bord.

“Mesdheu është një varrezë, ndoshta varreza më e madhe që ekziston”, është shprehur Ati i Shenjtë, por Italia, e kjo qeveri nuk mund të bëjë dot asgjë pa një marrëveshje me Europën. Përgjegjësia është europiane.

Çdo qeveri e Bashkimit Europian duhet të dakortësohet se sa emigrantë duhet të mikpresë, të marrë në duar politikën e bashkëpunimit pasi nuk mund t’i lihet vetëm Qipros, Maltës, Italisë, Greqisë përgjegjësia e mikpritjes së të gjithë emigrantëve që mbërrijnë nga deti.”

Qëndrimi i Papa Franceskut shfaqet në linjë të plotë me politikën që ka ndërmarrë qeveria e Giorgia Melonit e cila ka kërkuar që çështja e emigrantëve të nisë zgjidhjen në vend origjinën e tyre.

E po kështu e mendon dhe Ati i Shenjtë i cili do të shprehet; “Çështja e emigrantëve është një problem që duhet të zgjidhet në Afrikë. Është një hipokrizi të mendosh të zgjidhësh çështjen e emigrantëve në Europë, duhen plane zhvilimi në Afrikë. Shfrytëzimi i njerëzve në Afrikë është i tmerrshëm”.

Pas fjalëve të Papa Franceskut ka reaguar kryeministrja italiane Giorgia Meloni, e cila në emër të qeverisë së saj do të shprehet: “Dëgjojmë gjithmonë me shumë vëmendje fjalët e Atit të Shenjtë që janë një monitor i gjithësishëm urtësie e bamirësie. E falenderojmë për inkurajimin e tij e ftesën për një marrëveshje kombëtare e ndërkombëtare në zgjidhjen e kësaj sfide që kërkon vullnetin e mirë të të gjithëve.”

Papa Francesku duke komentuar zgjedhjen e Giorgia Melonit në krye të ekzekutivit të ri italian do të shprehet se “zgjedhja e një gruaje kryeministre është një sfidë, e i uroj më të mirën për të çuar përpara Italinë”. Ai ka ftuar dhe palët e tjera politike opozitare të jenë bashkëpunues, kritikë por përgjegjës sepse një qeveri nuk duhet të rrëzohet kur nuk u pëlqen një gjë apo një tjetër”:

Mbi situatën në portet italiane ku numri i emigrantëve që mbërrijnë nga Mesdheu rritet çdo ditë, ka reaguar dhe Ministri italian i Infrastrukturës Matteo Salvini, me përgjegjësinë e drejtuesit që duhet të menaxhoj situatën në portet italiane.

“Emigrantët që janë në bordin e këtyre anijeve paguajnë 3000 dollarë për të ardhur në Europë e që më pas investohen për armë e drogë. Janë udhëtime të rrezikshme e duhet ndërprerë ky trafik që është jo vetëm për qënie njerëzore por edhe për armë e drogë”.

Qasja italiane në menaxhimin e krizës së emigrantëve gjatë orëve të fundit, ka gjetur mbështetjen e kryeministrit hungarez Victor Orban që përmes Twitter-it të tij shkruan, “Më në fund. Faleminderit Giorgia Meloni e qeverisë italiane që po mbron kufijtë europianë.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks