Qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës ditën e mërkurë, më 14 Qershor, do të mbajnë mbledhjen e radhës. Ky do të jetë takimi i parë dy kryeministrave, Albin Kurti dhe Edi Rama, pas propozimit të draftit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe nga ky i fundit.

Sipas agjendës, takimet do të nisin në ora 11:00, kur edhe pritet të mbërrijë delegacioni i Qeverisë së Shqipërisë në vend. Ndërkohë, hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Kosovë – Shqipëri do të bëhet në ora 11:30 në Bibliotekën e qytetit, në Gjakovë.

Në orën 12:40 do të bëhet fotoja e përbashkët e dy qeverive, ndërsa në 12:45 në Teatrin e qytetit “Hadi Shehu” do të bëhet nënshkrimi i marrëveshjeve ndërqeveritare.

Konferenca e përbashëkt për mediat e Edi Ramës dhe Albin Kurtit është programuar për tu mbajtur në orën 12:15, po në këtë teatër.

Në kuadër të agjendës përfshihen edhe homazhe te Lapidari i Dëshmorëve të Gjakovës, në orën 13:45

Në ora 14:00 dreka zyrtare, tek restaurant “Hani i Haraçisë”, ndërsa në ora 16:00, takimi me kryetarët e komunave të zonave kufitare.

DRAFTET 

1-Memorandum mirëkuptimi për parandalimin e ekstremizimit të dhunshëm dhe luftën kundër terrorizmit

2-Deklaratë e përbashkët për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë

3-Marrëveshje për bashkëpunimin në lehtësimin e procedurave në pikat e inspektimit kufitar për
produktet me origjinë jo shtazore

4-Marrëveshje bashkëpunimi në fushën fitosanitare

5 Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor (ndarja e bursave)

6-MOU “Për realizimin e Olimpiadës së Përbashkët në lëndën e Gjuhës Shqipe, për Klasat e 9-a, në
arsimin parauniversitar””

7-Marrëveshje për shkëmbimin e përvojave lidhur me pjesëmarrjen në vlerësimet ndërkombëtare të
nxënësve dhe zhvillimin profesional të mësuesve

8-Marrëveshje për njohjen e së drejtës së ushtrimit të profesioneve të avokatit dhe ndërmjetësit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve

9-Protokoll shtesë i marrëveshjes së bashkëpunimit lidhur me ofrimin e shërbimeve shëndetësore

10-Memorandum bashkëpunimi në fushën e inspektimeve

11-Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e teatrit

12-Memorandum Mirëkuptimi midis MSHMS dhe MINT

13-Marrëveshje Teknike në lidhje me “Bashkëpunimin në Fushën e Mjekësisë Ushtarake”

14-Memorandum Bashkëpunimi në lidhje me “Lehtësimin e Procedurave të tranzitit të kalimit të
mallrave ushtarake për qëllime dhe nevoja të Republikës së Kosovës dhe Republikës së
Shqipërisë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu