Ballina Politike Qeveria Rama zero investime në Shkodër/ Bardh Spahia: Rilindja uzurpoi bashkinë!

Qeveria Rama zero investime në Shkodër/ Bardh Spahia: Rilindja uzurpoi bashkinë!

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Bardh Spahia ka ngritur shqetësimet emergjente me të cilat po përballet Bashkia e Shkodrës, sidomos pas uzurpimit të saj nga rilindja.

Spahia renditi të gjitha këto emergjenca duke theksuar se qeveria Rama e ka lënë bashkinë e Shkodrës me zero investime për vitin 2024 . 

Gjithashtu ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia u ndal edhe te largimet masive nga puna të punënjësve të bashkisë, duke thënë se kjo e rëndon edhe më shumë gjendjen financiare të qindra familjeve shkodrane.

Spahia: Bilanc i një bashkie të shkatërruar tashmë nga një mosvëmendje absurde nga qeverisja qendrore e cila zgjat që nga 2013. Mendohej, pasi ashtu u propagandua sikur do të kishte një ndryshim të madh në qasjen e qeverisjes qendrore dhe të kryeministrit Rama karshi Shkodrës me uzurpimin e asaj bashkie nga rilindja por faktet flasin qartë, vazhdon e njëjta situatë, vazhdon mungesa e plotë e vëmendjes së qeverisë Rama karshi Shkodrës dhe qytetarëve të saj. Mjafton ti hedhësh një sy buxhetit të shtetit për planifikimet për vitin e ardhshëm, ku Shkodra mbetet e vetmja bashki me zero investime, e cila pothuaj nuk përmendet fare në buxhetin e viti 2024.

Kjo tregon qartë mungesën e plotë të vëmendjes dhe qasjen që ka zgjedhur Rama të përballet me qytetarët e Shkodrës.

Duhet të përmendim modelin tipik rilindas të një propagande absurde dhe të dalë boje ku konsiderohet punë e madhe krasitja e pemëve apo vijzimi i rrugëve.

Është një model tipik ala Erion Veliaj duke u përpjekur të manipulojë mendjet e qytetarëve me shërbime të përditshme rutinë që duhet të ketë një bashki.

Problemet serioze reale me të cilat përballet bashkia e Shkodrës janë krejtësisht të tjera. Janë papunësia ekstreme e cila prej 2013 ka shkuar në pikiatë në të gjithë terroritorin e saj, janë problemet e emigrimit masiv, rreth 6 mijë persona largohen në vit në të gjithë territorin e saj.

Largimi i nxënësve në sistemin parauniversitar ku 1000-1500 nxënës janë më pak çdo vit në këtë sistem.

Problematika të mëdha me rendin dhe sigurinë problematika të jashtëzakonshme për sa i përket bujqësisë i shtohet këtu dhe largimi masiv i punonjësve të bashkisë Shkodër duke e rënduar më shumë bilancin ekonomik të qindra familjeve shkodrane të cilat gjenden në vështirësi të jashtëzakonshme ekonomike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks