Pas urdhrit të dhënë nga kryeministri Edi Rama afro 2 javë më parë, ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj njoftoi këtë të shtunë pezullimin e punës së Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, duke kritikuar punën e bërë deri tani nga trupa e tij inspektuese për garantimin e sigurisë ushqimore.
“Në reagim të menjëhershëm të detyrave të ngarkuara dhe në përputhje me kompetencat ligjore dhe duke marrë në konsideratë një rritje të ndjeshme të ankesave të subjekteve në lidhje me ushqimin dhe qasjen e trupit inspektues të AKU, mungesës së pajustifikuar të planeve të tyre operacionale, përgatitjen për zbatimin e pklotë të ligjit, adresimin e praktikave abuzive në përmbushjen e detyrave inspektuese, kam urdhëruar pezullimin e ushtrimit të aktivitetit të AKU”, tha Denaj.
Paralelisht, Ministria e Bujqësisë dhe Universiteti Bujqësor i Tiranës do të ngrejnë një komision për të vlerësuar inspektorët e AKU-së, si ata aktualët, ashtu edhe të rinjtë, nëse i plotësojnë kriuteret për të ushtruar detyrën.
“Ky urdhër ka në bazë edhe ngriotjen e një komisioni të posaçëm me 5 anëtarë, falenderoj mbështetjen e UBT, që do të ketë 3 anëtarë pjesë të këtij komisioni, do të vlerësojë inspektorët e AKU, aplikantët e rinj që do t’i bashkohen trupës, për të sjellë në këtë institcuon një fryumë të re, qasje të re dhe etikë të re. Analizë të të gjithë masave dhe proceseve të shkuara, por edhe një testim dhe vlerësim të potencialit tuaj individual në frymë të punës”, bëri me dije Denaj.
“E kemi marrë mesazhin e kryeministrit shumë seriozuisht dhe në komisikn jemi përpjekur të sjellim njerëzit më me integritet, që të kemi një proces sa më transparent dhe të ndershëm, do të jetë një proces që do të marrë kohën e vet”, tha rektori i Universiteti Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku.
Gjatë muajve të fundit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u vendos në qendër të kritikave për shkak të rasteve të shumta, ku produktet në tregun vendas u gjetën me probleme të sigurisë ushqimore, me përmbajtje të pesticideve tej normave të lejuara dhe me salmonelë.