Këshilli i Ministrave miraton transferimin e pronës shtetërore me emërtimin “Godina Tatim Taksa Shkodër” në pronësi të Bashkisë Shkodër, për qëllime social-kulturore dhe sportive raporton newspower.al. Gjithashtu, vendimi parashikon shtimin e kësaj prone në listën përfundimtare të pasurive të paluajtshme që i janë kaluar bashkisë ben me dije newspower.al dhe përcakton kushtet për dorëzimin dhe përdorimin e saj, pa të drejtë tjetërsimi apo ndryshimi të destinacionit sipas newspower.al.

Vendimi:

V E N D I M
PËR
TRANSFERIMIN NË PRONËSI TË BASHKISË SHKODËR  TË PRONËS, ME EMËRTIMIN “GODINA TATIM TAKSA SHKODËR”, ME NUMËR RENDOR 861, DHE PËR NJË SHTESË   NË VENDIMIN NR.421, DATË 2.6.2010, TË KËSHILLIT   TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE (TË PJESSHME) TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN NË PRONËSI   OSE NË PËRDORIM TË BASHKISË SHKODËR, TË QARKUT                          TË SHKODRËS”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 7 e 8, të                                  ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Transferimin në pronësi të Bashkisë Shkodër të pronës, me emërtimin “Godina Tatim Taksa Shkodër”, me numër rendor 861, sipas formularit, planit të rilevimit dhe planimetrive, që i bashkëlidhen këtij vendimi, për t’u përdorur në fushën e shërbimeve social-kulturore e sportive.
2. Prona e përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, i shtohet listës së inventarit, që i bashkëlidhet vendimit nr.421, datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës përfundimtare (të pjesshme) të pronave të paluajtshme publike shtetërore, që transferohen në pronësi ose në përdorim të Bashkisë Shkodër, të Qarkut të Shkodrës”, të ndryshuar.
3. Prona e përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, i hiqet listës së inventarit, që i bashkëlidhet vendimit nr.622, datë 15.9.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Financave”, të ndryshuar, dhe vendimit nr.818, datë 6.12.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve”, të ndryshuar.
4. Bashkisë Shkodër i ndalohet të ndryshojë destinacionin e përdorimit të pronës së përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, ta tjetërsojë ose t’ua japë në përdorim të tretëve.
5. Dorëzimi i pronës së përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, bëhet sipas marrëveshjes së lidhur ndërmjet Ministrisë së Financave dhe/ose Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Bashkisë Shkodër, ku të përcaktohet sistemimi me ambiente të përshtatshme për punonjësit e institucioneve, që ushtrojnë aktualisht veprimtarinë në këtë godinë.
6. Ngarkohen Ministria e Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Bashkia Shkodër dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu