Qeveria hap ‘thesin’, Edhe këtë fundvit qeveria ka ‘zgjidhur qesen” për bonusin e pensionistëve.Në komisionin e ligjeve ministri i financave Petrit Malaj tha se edhe këtë vit është parashikuar që bonusi për pensionistët në fundvit të shpërndahet sipas fashave të një viti më parë.
“Kush ka pension deri ne 20 mijë lekë do të marrin 15 mijë lekë, dhe kush ka pension mbi 20 mijë lekë do të marrin bonus fundviti 10 mijë lekë.”, tha Petrit Malaj.
Në rishikimin e buxhetit 2025 qeveria ka parashikuar që Pensionsitët këtë fundvit do të kenë një buxhet më të madh të dedikuar nga qeveria përsa i përket bonusit të përvitshëm. Ky buxhet eshte 5.9 miliardë lekë. Bonusi i fundvitit do të shpërndahen për rreth 756 mijë pensionistë në muajin Dhjetor.
Ministri i pyetur nga deputetët për rritjen e pensioneve përtej shpërblimeve, tha se ende po punohet.
“Deri në fund të mandatit pensioni minimal do të jetë 200 euro, dhe ai mesatar 400 euro. Jemi duke punuar me ministrinë e Ekonomisë për rritjen e pensioneve, dhe besoj se përgjigjet do ti merrni në buxhetin e vitit 2026”, tha Malaj.
Po ashtu ministri i Financave tha se pritet që për këtë vit rritja ekonomike të jetë 3.9%, ndërsa borxhi publik 54.1% të PBB-së. Me këtë akt normativ rriten të ardhurat edhe shpenzimet, dhe konkretisht të ardhurat arrijnë në 7.7 miliardë euro kurse shpenzimet kapin vlerën e 8.3 miliardë euro.
Related