Një punonjës policie në Durrës është arrestuar dhe i biri është shpallur në kërkim.
Komisari Kastriot Gjongeci është arrestuar pas një konflikti ku u përfshi i biri në Kavajë.
Denis Gjongecaj u përfshi në konflikt me Kiti Kazazin 29 vjeç në datën 7 shkurt, për një parakalim me makinë.
Konflikti vijoi dhe në datën 8 ku u takuan në lagjen nr.2 të Kavajës. Nënkomisari bashkë me të birin i zunë pritë Kazazit dhe dyshohet se Denis Gjongecaj ka qëlluar drejt makinës së Kazazit me një armë pa leje.
Nga kjo ngjarje nuk ka patur të lënduar. Ngjarja është klasifikuar si vrasje në tentativë dhe po ndiqet nga AMP.
Në përfundim të veprimeve hetimore, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
Njoftimi AMP:
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë N/Komisar K. GJ., me detyrë specialist në seksionin e shërbimeve ndaj të tretëve në DVP Durrës, si edhe shpalli në kërkim shtetasin D. GJ., si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje e mbetur në tentativë” në bashkëpunim dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Arrestimi i N/komisar K. GJ. u krye pasi nga tërësia e veprimeve hetimore paraprake ka rezultuar se në bashkëpunim me shtetasin D. GJ., 24 vjeç (djali i tij), më datë 08.02.2024, rreth orës 13:25, në lagjen Nr.2 të qytetit të Kavajës, janë konfliktuar për motive të dobëta dhe kanë qëlluar me armë ndaj automjetit me të cilin udhëtonte shtetasi K. K., 29 vjeç. Nga kjo ngjarje nuk ka patur të lënduar.
Në përfundim të veprimeve hetimore, materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
AMP mbetet e përkushtuar në misionin për garantimin e zbatimit të ligjit dhe vetëpastrimin e Policisë, ndërsa fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës apo Shërbimit për Mbrojtjen nga Zjarri dhe për Shpëtimin, duke telefonuar falas në numrin 08009090.







