Ballina Kronike Qëllon me armë për të kanosur fqinjin, arrestohet në flagrancë 41-vjeçari në...

Qëllon me armë për të kanosur fqinjin, arrestohet në flagrancë 41-vjeçari në Dobraç

Shkodër/Ndërhyrja e shpejtë e Policisë parandalon një ngjarje të rëndë.

Kanosi fqinjin e tij, duke qëlluar me armë zjarri pistoletë, në fshatin Dobraç, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 41-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, të mbeshtetura nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në Dobraç, një shtetas kishte kanosur me armë zjarri, fqinjin e tij, kanë organizuar punën për kapjen e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit. Si rezultat i veprimeve të shpejta, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi Sirjan Jahja, 41 vjeç, banues në Dobraç.

Nga veprimet e para proceduriale dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi Sirjan Jahja ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në tokë, për të kanosur fqinjin e tij, shtetasin A. K.

Materialet procedurale do t’i kaloj ë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks