Ballina Kronike Qëlloi më armë një person dhe më pas vrau veten, një trup...

Qëlloi më armë një person dhe më pas vrau veten, një trup në mes të rrugës! Tronditet qyteti shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen 18-të të qytetit të Korçës në afërsi të një hoteli. Një person  ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të 40-vjeçarit Emiliano Pine, i cili ndërroi jetë rrugës për në spital. Më pas autori i krimit ka vrarë veten.

Njoftimi:

Më datë 28.02.2024, rreth orës 20:25, në lagjen nr. 18, Korçë, rruga “Koço Golniku”, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri shtetasin E. P., rreth 40 vjeç, banues në Korçë, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës.

Autori i dyshuar i krimit, pasi ka qëlluar 40-vjeçarin, dyshohet se është vetëvrarë me armën e krimit.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës armën e krimit, gëzhojat. Gjithashtu janë administruar dhe po këqyren pamjet filmike nga kamerat e sigurisë.

Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorit të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks