Autori i të shtënave me armë zjarri në degën e PD-së Laç është arrestuar.
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga konflikti i ndodhur pasditen e 28 nëntorit që përfundoi me të shtëna në degën e PD-së në Laç.
Burime për newspower.al bëjnë me dije se shkak i konfliktit ishte kërkesa për anëtarësime të reja të simpatizantëve që merrnin pjesë në votime.
Anëtari Van Rica kishte kërkuar anëtarësimin e simpatizantëve, por ajo u kundërshtua nga nënkryetarit të PD-së, Kastriot Marku. Pas kësaj ai ka qëlluar me armë zjarri në korridor e më pas është larguar. Nga të shtënat nuk pati të lënduar.






