Ballina Bota Qarkulloi 250 mln euro/ 52-vjeçari nga Saranda i arrestuar në Greqi nuk...

Qarkulloi 250 mln euro/ 52-vjeçari nga Saranda i arrestuar në Greqi nuk pranon akuzat për pastrimin e parave të trafikut të drogës

52-vjeçari nga Saranda, Thanas Bako, i arrestuar pas një operacioni të Europol, policisë greke dhe asaj holandeze kundër pastrimit të parave të ardhur nga trafiku i drogës, nuk i ka pranuar akuzat e ngritura.

Avokatja e tij Eleni Kriketou në një deklaratë për mediat është shprehur: “Bëhet fjalë për ekzekutimin e një urdhri europian arresti nga një vend anëtar i BE. Ai mohon çdo përfshirje dhe akuzë. Jemi në bashkëpunim të vazhdueshëm për të vërtetuar pafajësinë e tij”.

52-vjeçari Bako akuzohet se për 10 muaj ka qarkulluar 250 milionë euro të grupeve kriminale të trafikut të kokainës në Belgjikë dhe Holandë. Arrestimi i tij erdhi pas zbulimit nga policia holandeze të bisedave të trafikantëve në aplikacione të enkriptuara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks