Përmes një ceremonie të vecantë, kryetari i këshillit të qarkut Shkodër Edmond Ndou nderoi pas vdekjes një prej personaliteteve të botës islame, shkodranin Nasirudin Al-Albani. Në praninë e familjarëve, deputetit Agron Çela i cili ka qënë një prej nismëtarëve të nderimit të kësaj figure, si dhe klerikëve të ardhur nga trojet shqifolëse, Ndou u ndal tek ajo që përfaqëson ky personalitet, jo vetëm për myslimanët, por për mbarë shqiptarët.

Emri i Nasirudin Al-Albanit u bë një pasaportë për Shqipërinë, pasi të gjithë e njihnin dijetarin e shquar.

Nderimi i dijetarit të hadithit, është një vlerësim që Shkodra i bën birit të saj, i cili kudo ka mbartur me krenari emrin shqiptar dhe prejardhjen e tij, tha imami i njohur nga Kosova, Dr. Shefqet Krasniqi.

Mori emrin Shejh Albani, pasi nuk donte të humbiste identitetin e tij dhe me këtë emër u bë i njohur në të gjithë botën. Në vitin 1999 ju dha çmimi “Mbreti Fejsal” për hulumtime shkencore dhe shërbim të shkencave të hadithi, çmim ky që i jepet njerëzve të përzgjedhur që i kanë shërbyer fesë dhe shkencave të saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu