Pyjet e Mirditës tek Kroji i Qingjit ne Fan në “Dorën e Zotit”, era po u fryn zjarreve dhe rrezikohen fshatrat Lari, Batra, Xhuxhe e Fanit dhe mbi 3000 koshere bletësh.

Zjarri i rënë tri javë më parë në territorin e Kukësit ka kaluar prej 4 ditësh në bjeshkët e Fanit dhe Oroshit në Mirditë.

Kryetari i bashkisë Mirditë, Albert Mëlyshi bëri të ditur sot se rreziku për fshatin Shëngjin ka kaluar, por mbetet kritike situata për fshatrat Petoç, njësia administrative Fan dhe Lajthizë, njësia administrative Orosh.

Sipas tij, “situata vazhdon të mbahet e monitoruar dhe të luftohet me flakët 24 orë nga shërbimi zjarrëfikës dhe pyjor, por dhe banorë të zonës”.

Gjithashtu, Mëlyshi informoi se prej ditës së djeshme ndërhyrjes së bashkisë i janë bashkuar edhe forcat zjarrëfikëse të ushtrisë dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

“Kërkohet në mënyrë imediate ndërhyrje nga ajri. Ju bëjmë thirrje banorëve të fshatrave Fan dhe Orosh të na vijnë në ndihmë”, u shpreh ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu