Sipas informacionit te administruar nga strukturat vendore MC per situaten ne territorin e qarkut Shkoder, po ju informojme si me poshte vijon:
- Nga bashkitë Shkodër, Malësi e Madhe dhe Vau Dejës nuk raportohen problematika.
- Bashkia Pukë:
- Ne kete bashki vijon te kete temperatura te uleta deri në -5 grade.
- Po punohet per pastrimin e rrugeve rurale dhe urbane si dhe hedhjen e sasise se kripes pasi ka prezence akulli.
- Probleme te tjera nuk raportohen deri ne keto momente
- Bashkia Fushë Arrëz:
- Ne territorin e kesaj bashkie vazhdon te kete probleme ne bllokimin e rrugeve rurale te fashtarave dhe te njesive administrative Iballe, Fiez , Blerim dhe Qafe-Mali.
Ne Qafe Mali po punohet per hapjen e rrugeve por kushtet atmosferike dhe temperaturat e ulta e bejne te veshtire operacionin e nderhyrjes. - Gjate nates se djeshme eshte bere e mundur hapja e rruges Iballe me nje mjet fadrome nga nje subjekt privat, pasi te 2 mjetet e mundesuara nga AKMC e kishin te pa mundur hapjen e saj.
-Ka mungese te energjise elektrike ne 7 fshatra te njad Iballe.
-Rruget Nacionale jane te hapura, qarkullimi behet per automjete te paisura zinxhire. - Diten e Shtune, me kerkese te Prefektit te Qarkut Shkoder drejtuar AKMC, ne koordinim me bashkine Fushe – Arrez, eshte kerkuar ndihme per 420 familje ne nevoje. Diten e djeshme jane shperndare 420 pako ushqimore per familje te izoluara nga debora.
- DRV Shkodër:
- Nuk raportohen probleme ne akset rrugore qe mbulon DRV Shkoder.
-Te gjithe akset rrugore jane pastruar dhe eshte hedhur sasi kripe. - Perdoruesit e mjeteve te perdorin goma dimrore e zinxhire ne keto akse dhe te respektojne sinjalistiken rrugore.
- Firmat kontraktore jane ne terren te organizuar me mjete dhe puntor per perballimin e ç’do situate te mundshme.