Ballina Aktualitet Pushime pa drita në Kune të Shëngjinit. OSHEE ende nuk ka përfunduar...

Pushime pa drita në Kune të Shëngjinit. OSHEE ende nuk ka përfunduar investimin

Kur sezoni turistik ka nisur zyrtarisht dhe numri i pushuesve është gjithnjë në rritje, zona e Kunes në Shengjin po përballet prej disa ditësh me mungesë të energjisë elektrike. Shkak besohet se janë  punimet që po kryhen për rrjetin e ri elektrik, investim i cili nuk ka përfunduar ende. Por mungesa e energjisë elektrike po sjell pasoja negative për turizmin, duke vënë në vështirësi edhe bizneset më këto ditë të nxehta qershori. Pushuesit në Kune, rendisin një sërë shqetësimesh nga mungesa e energjisë elektrike. “Jam me pushime. Nuk e di si është puna, por është problem”.

“Krejt kjo bukuri, pa energji elektrike. Rryma e ndalur është problem për turistët, por besojmë se do të ketë zgjidhje”.

“Ka pasur problematike, ne duhet të kemi ujin e ftohtë”, shprehen disa nga pushuesit.

Nga ana tjetër Operatori i Shpërndarjes se energjisë elektrike në Lezhë, bën me dije se investimi për rrjetin e ri elektrik në linjën 20 KV përfundon brenda pak ditësh, një zgjidhje për të gjithë Shëngjinit, nga Rana e Hedhur deri në Kune, pasi është rritur fuqia me qëllim përballimin e ngarkesës që krijohet gjatë sezonit të verës./shqiptarja.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks