Mbi 700 punonjes te spitalit rajonal Shkoder ende pa marre pagat e muajit dhjetor. Sindikata e shendetesise ben pergjegjese ministrine e shendetesise per kete situate, pasi sipas saj spitali rajonal i ka kryer te gjitha procedurat. Gjate dites se sotme nje pjese e stafit ka dashur te bojkotoje punen, por eshte negociuar per te mos lene pacientet pa sherbim. Nese pagat nuk dalin, atehere do te kete pershkallezim te reagimin me nderprerje te sherbimit. Sipas kreut te sindikates Paolo Kaceri, pagat duhet te kishin dale qe ne javen e pare te Janarit. Ai thote se familjet e sektorit te shendetesise po paguajne kostot e neglizhences se ministrise, pasi kane edhe ato detyrime per te paguar ne shtet si drita e uje, qe po i bejne me kamatvonesa.