Rruga e Dukagjinit ka nisur të marrë formë.Firma kontraktuese për ndërtimin e rrugës së Dukagjinit ka mbërritur në kilometrin e 5-të të këtij segmenti rrugorë që lidh fshatin Prekal me fshatin Lotaj.
Më shumë se 10 mjete janë vendosur në gjatësinë e kësaj rruge dhe punimet po ecin me ritme të shpejta. Për banorët dhe turistët ky segment rrugorë do të thotë shumë jo vetëm për zhvillimin e turizmit por edhe zhvillimin e të gjithë zonës.


(-Unë jam nga Gjermania, natyrisht na pëlqen shumë, kemi ardhur nga pjea veriore kemi ardhur nga Thethi, nëpërmjet kësaj rruge, natyra është shumë e bukur. Normalisht rruga ndikon ,mund të vish në fshat më shpejt, ose në fundjavë.

-Nëse jeton këtu , normalisht që stë pëlqën kjo rrugë e keqe. Unë do të kthehem patjetër këtu)

Për përfaqësuesin e firmës kontratuese punimet po ecin me shpejtësi ndonëse ndërhyrja në këtë rrugë ka një vështirësi për shkak të terrenit të vështirë.

Projekti i hartuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit që financohet nga qeveria me fondin prej 200 805 067 lekë, ka si objekt mbrojtjen nga rrëshqitjet dhe ndërtimin e veprave të artit përgjatë këtij segmenti me gjatësi 17 km.

Projekti konsiston në sistemimin, profilizimin e rrugës si dhe vendosjen e tombinove dhe mureve mbajtës nga Fshati Prekal deri në hyrje të Fshatit Lotaj, si dhe në restaurimin e veprave ekzistuese të artit  dhe shtimin e tyre aty ku janë të domosdoshme.

Rruga do të ketë një gjerësi të përgjithshme prej 5 metrash, duke ruajtur aksin e rrugës ekzistuese. Punimet pritet të përfundojnë deri në pranverën e vitit të ardhshëm. Ky aks rrugor, në të cilin nuk është investuar prej vitesh, ka një dimension  strategjik për zhvillimin e turizmit në rajonin e Shkodrës dhe të Tropojës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu