Janë publikuar notat e provimit të matematikës, Matura Shtetërore 2024. Provimin e matematikës e kanë kryer në total 26683 maturantë.

701 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 242 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë. Kalueshmëria për këtë provim është 97.37% ndërsa nota mesatare është 6.79.

Brenda disa orësh do publikohet edhe nota mesatare sipas 12 qarqeve të vendit si edhe statistika te metejshme për rezultatet e këtij provimi.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu