Parlamenti kaloi me 72 vota pro projektligjin e dorëzuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe i paraqitur si nismëtar nga ministri Taulant Balla, për menaxhimin e energjisë në ndërtesa.

Pas debateve të forta që shoqëroi seanca gjatë ditës mes mazhorancës dhe opozitës, ku kryefjalë ishin zgjedhjet, u vu re mungesa e shumë deputetëve në sallë nga të dyja krahët. Para votimit u mor një pushim deri sa të mblidhej numri për kuorum dhe më pas me prezencë të 73 deputetëve, ku dash Sula ishte i vetmi nga opozita që mbeti në sallë dhe votoi kundër, u kalua projektligji me shumicë të thjeshtë votash.

Mazhoranca u shpëtua nga prezenca e deputetëve të PSD-së së Tom Doshit në sallë, me të cilët arritën edhe kuorumin dhe shumicën. Nga ministrat e kabinetit qeveritar ishin të pranishëm Taulant Balla, Ulsi Manja, Ogerta Manastirliu dhe në fund u bashkua edhe Mirela Kumbaro. Në fund projektligji kaloi me 72 vota pro dhe një kundër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu