Burime pranë Partisë Socialiste bëjnë të ditur se hapja zyrtare e fushatës elektorale do të zhvillohet ditën e shtunë, më 12 prill, në orën 12:00. Megjithëse detajet dhe formati i ngjarjes janë ende në diskutim mes Kryeministrit Edi Rama dhe drejtuesve politikë të forcës së majtë, data dhe ora janë përzgjedhur me një simbolikë të veçantë.

Sipas të njëjtave burime, ora 12:00 e ditës së 12 prillit lidhet me simbolikën e flamurit të Bashkimit Europian, që përmban 12 yje, një referencë që duket se synon të përcjellë mesazhin e një rruge të qartë europiane për vendin.

Pritet që në ditët në vijim të bëhen publike vendndodhja dhe programi i plotë i aktivitetit, ndërsa mobilizimi në radhët e PS-së ka nisur për të garantuar një nisje të fuqishme të fushatës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu