Screenshot

Partia Socialiste e Shkodrës ka dy drejtuesit e rinj, pas zgjedhjeve parlamentare qe kjo force politike fitoi mandatin e katert.  Në një takim të zhvilluar në selinë rozë të Shkodrës, me praninë e Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosi, dhe drejtuesit politik për Qarkun Shkodër, Benet Beci, janë prezantuar bashkëkryetarët e rinj të degës socialiste: Kejsi Spahija dhe Marjan Ndërshtiqaj. Të dy kanë qenë kandidatë për deputetë të PS-së në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 për qarkun Shkodër. Emërimi i Spahijës dhe Ndërshtiqajt përbën një risi për degën e PS Shkodër, jo vetëm për shkak të moshës, por edhe sepse të dy vijnë nga radhët e FRESSH, forumi rinor socialist. Ata marrin drejtimin e degës duke zëvëndësuar Mirela Doden dhe Hilmi Laktin. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu